Latest News Latest news from Burhan Ahmeti

Ekspozitë e Burhan Ahmetit në Çifte Hamam

0 Comments
85

24824487_10155461159712886_1498189161_n

Veprat e Burhan Ahmetit, njoftojnë nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një ridizajnimi të botës së të dukshmes, të shpikurës dhe mundësisë.

Bëhet fjalë edhe për bukurinë e veprës individuale artistike, por edhe më tepër për traditën, njerëzit, lidhjet e tyre shoqërore, pritjet dhe dëshirat e tyre. 

Si përfaqësues i gjeneratës së re të artit grafik, gjithnjë aktiv me ekspozita, si të karakterit lokal ashtu edhe ndërkombëtar, vepra e Burhan Ahmetit karakterizohet me një afirmim burimor të teknikave të ndërlikuara grafike (gjilpërë e thatë, akuatintë, drugdhendje litografi, bakërshkrim monotipi deri te disiplina digjitale grafike) si dhe me një intelektualizëm të theksuar në qasjen drejt artit vizual.

Në fushën e grafikës ai arrin një aftësi me shprehje të drejtpërdrejtë, kurse vizatimi dhe sipërfaqet e ngjyrosura krijojnë tërësi abstrakto-asociative, duke i kombinuar mes grafikave, efekteve të fotografisë, kulturës së ashpër dhe të butë, raporteve mes së bardhës dhe të zezës dhe ngjyrave të ndezura, si dhe disa shenjave të caktuara të “konceptualizimit”. Merret edhe me drugdhendje, duke arritur gjallëri të tërësisë me kombinimin e vijave të rrepta në formë valësh, të cilat formojnë shfaqje gjysmëfigurative.

Si autor na zbulon mundësitë e specifikuara të akuatintës në krijimin e intimistikave të ndryshme, shfaqjeve mbireale dhe simbolike.

Në realizimet e tij më të suksesshme përfshihen sugjestionet grafike mbi hapësirën intime të kujtimeve, si dhe mbi shfaqjen figurative, e cila përbëhet nga përjetime dhe forma të ndryshme të artit modern. 

Burhan Ahmeti me anë të veprave të tij akrilike në pëlhurë kthehet drejt shenjës së pastër, të reduktuar, e cila bazohet mbi elementet parësore të artit figurativ. Mund të vihet re tendenca për analizë, krijim i një poetike unike të ngushtimit dhe minimalizmit.

Mes simbolikës dhe asociimit, të atëhershmes dhe të tashmes, gjurmët e së kaluarës dhe nxitjes së të resë, elementet figurative të shenjave, simboleve, materialeve e përcaktojnë dhe transformojnë hapësirën si forma të reja për përdorimin e të vjetrave si të reja.

Shpërthimi i sinqertë krijues kërkon mënyrë dhe rrugë për t’u realizuar në një vepër konkrete, pa marrë parasysh se sa e parëndësishme mund të duket. Për sa kohë vepra trajtohet me një përkushtim të sinqertë, në të ndërthuret një përjetim unik mistik

Burimi i lajmit MIA

Last Modified: Tuesday 05 December 2017 00:03
​Burhan Ahmet Çifte Hamam ekspozitë